Ballina
Beqaj nënshkruan dy marrëveshje me Bankën Islamike për Zhvillim
Prishtinë, 22.05.2013 - Në kuadër të pjesëmarrjes në takimin vjetor të Bankës Islamike për Zhvillim që po mbahet në kryeqytetin e Taxhikistanit Dushanbe, ministri Besim Beqaj sot ka nënshkruar dy marrëveshje me Presidentin e BIZH-it, Ahmad Mohamed Ali.më shumë
Ministri Beqaj po merr pjesë në takimin vjetor të Bankës Islamike për Zhvillim
Prishtinë, 20.05.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj me ftesë të Bankës Islamike për Zhvillim është duke qëndruar në kryeqytetin e Taxhikistanit Dushanbe ku po mbahet takimi vjetor i këtij institucioni financiar.më shumë
Koci: Kosova në rrugë të mirë të përmbushjes së obligimeve energjetike
Prishtinë, 15 maj 2013 - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci së bashku me Thomas Lersten përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, Christian Geostis atashe në Ambasadën austriake, Markus Baechler drejtor i Zyrës zvicërane për bashkëpunim, Katri Hameenniemi këshilltare në Ambasadën e Finlandës , Kristof Buza sekretar në Ambasadën e Hungarisë ,Yasushi Kikuchi drejtor në JETRO Vjenë, kanë vizituar Termocentralin "Kosova A".më shumë
Energjia e qëndrueshme parakusht për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës
Prishtinë, 14.05.2013 - Qeveria e Kosovës sot ka qenë nikoqire e Konferencës së Donatorëve për të diskutuar planet afatgjate për energji të qëndrueshme të cilat përfshijnë rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme. Në Konferencë kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, përfaqësues nga Komisioni Evropian, Grupi i Bankës Botërore, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, USAID, KfW, GIZ, JICA dhe përfaqësues të biznesit.më shumë